LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich fillon bisedimet me Rudigerin

Bayern Munich fillon bisedimet me Rudigerin

Bayern Munich thuhet se është klubi i fundit që ka regjistruar një interes për mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, me të cilin ka hapur bisedimet.

Kampionët e Bundesligës i bashkohen Paris Saint-Germain dhe Real Madridit për të marrë informacion mbi situatën e kontratës së gjermanit në Stamford Bridge.


Siç është raportuar më parë nga Goal.com, gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Rudigerit pasi ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Chelsean dhe marrëveshja e tij aktuale do të përfundojë verën e ardhshme.

Bayern Munichu është i interesuar seriozisht për transferimin e Rudigerit
Lexo po ashtu Bayern Munichu është i interesuar seriozisht për transferimin e Rudigerit

Sa konkret është interesi i Bayern?

Bayern ka qenë në kontakt me agjentin dhe vëllain e Rudiger, Sahr Senesie, por bisedimet janë thjesht paraprake në këtë fazë.

Skuadra e Julian Nagelsmann e konsideron 28-vjeçarin si një zëvendësues të mirë për Niklas Sule nëse ky i fundit zgjedh të largohet nga Allianz Arena verën e ardhshme.

Ashtu si Rudiger, kontrata e Sule skadon në fund të sezonit dhe ai i ka lënë pezull momentalisht bisedimet për zgjatjen e kontratës pasi ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të vazhdojë me kampionët e Bundesligës.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë nxitim si për Sule ashtu edhe për Bayernin, ndërsa Nagelsmann është i kënaqur me zhvillimin e lojtarit dhe mendon se nuk ka nevojë që të sillet një mbrojtës qendror shtesë nëse ai vendos të qëndrojë.

Tri klube të mëdha evropiane monitorojnë situatën e Rudigerit
Lexo po ashtu Tri klube të mëdha evropiane monitorojnë situatën e Rudigerit

Çfarë dëshiron të bëjë Rudiger?

Bisedimet janë duke u zhvilluar mes Chelseat dhe Rudigerit në lidhje me një zgjatje të kontratës, edhe pse Blutë po qëndrojnë të kujdesshëm ndaj kërkesave të tij.

Vetë lojtari është i lumtur të qëndrojë në Londër, por është i vetëdijshëm se, duke pasur parasysh moshën e tij, kontrata e tij e ardhshme mund të jetë marrëveshja e tij e fundit me fitime të mëdha.

Për më tepër, interesimi nga klubet elitare evropiane dhe fakti që Thomas Tuchel e konsideron mbrojtësin një anëtar kryesor të skuadrës së tij e vendosi Rudiger në një pozitë të fortë negociuese. /Telegrafi/