Jules Kounde nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht interesimit nga Bayern Munich, Arsenal, Paris Saint-Germain dhe Tottenham. Mbrojtësi francez është i vendosur të vazhdojë karrierën te klubi katalanas.

Kounde rinovoi kontratën vitin e kaluar deri në vitin 2030 dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Barcelonës.


Klubi është në dijeni të qëndrimit të tij dhe aktualisht nuk pret që 27-vjeçari të largohet gjatë kësaj vere.

Barcelona ka marrë sinjale për interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, por deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare. Tottenham raportohet se është i gatshëm të paguajë rreth 65 milionë euro, por kjo shumë nuk ka ndryshuar qëndrimin e Koundes.

Trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco e vlerësojnë shumë mbrojtësin francez, i cili është titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e gjermanit.

Për këtë arsye, Barcelona nuk po e konsideron largimin e tij, përveç rastit kur në klub mbërrin një ofertë jashtëzakonisht e lartë.

Që prej transferimit nga Sevilla në vitin 2022, Kounde ka regjistruar 188 paraqitje me fanellën e Barcelonës.

Atij i duhen edhe vetëm pesë ndeshje për të barazuar rekordin e Eric Abidal si francezi me më së shumti paraqitje në historinë e klubit katalanas./Telegrafi/

telegrafi sport app