LAJMI I FUNDIT:

Bayer Leverkusen vendos të nderojë tifozët, por në një mënyrë të padëgjuar më parë

Bayer Leverkusen vendos të nderojë tifozët, por në një mënyrë të padëgjuar më parë

Bayer Leverkusen po u ofron tifozëve të tyre tatuazhe falas të klubit për të përkujtuar sezonin e fitimit të titullit të Bundesligës dhe rekordin si të pamposhtur, shkruan kampioni gjerman.

Skuadra e Xabi Alonso është në kërkim të tre trofeve dhe është i pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon, duke e zgjeruar serinë e tyre në 49 ndeshje pa humbje dhe kështu tejkaluan rekordin e gjatë evropian të Benficas, të vendosur nga 1963 në 1965.


“Aksioni special në fund të sezonit special. Bayer u ofron tifozëve deri në fund të sezonit mundësinë për të zgjedhur një nga tatuazhet e shumta të Bayer-it falas”.

“Rezervoni takimin tuaj tani dhe përjetësoni këtë sezon unik në lëkurën tuaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Bayer Leverkusen më parë vulosi titullin e parë në Bundesligë, si dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku do të takohet me Kaiserslautern të ligës së dytë. /Telegrafi/