LAJMI I FUNDIT:

Batatina flet për ndeshjen e kthimit ndaj Budoçnostit: Do të jenë rreth 11 mijë tifozë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’

Batatina flet për ndeshjen e kthimit ndaj Budoçnostit: Do të jenë rreth 11 mijë tifozë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’

Klubi i Futbollit “Llapi” është duke bërë një organizim të madh para ndeshjes kthyese ndaj skuadrës nga Mali i Zi, Buducnosti që do të zhvillohet më 14 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar të enjten, skuadra e trajnerit Tahir Batatina pësoi disfatë me rezultat 2-0 dhe përtej kësaj, ndeshja u karakterizua edhe me disa incidente të shkaktuara nga tifozët vendas dhe ata madje edhe sulmuan bankën e rezervistëve të Llapit.


Më t’u kthyer në Kosova, faqja zyrtare e Llapit bëri thirrje për një organizim të tifozëve nga e gjithë Kosova për ta mbështetur skuadrën në ndeshjen kthyese.

Deri me tani, nëpërmjet publikimeve në rrjete sociale, shumë grupe tifozësh e kanë shprehur gatishmërinë për ta përkrahur Llapin dhe në lidhje me këtë organizim ka folur trajneri Tahir Batatina.

Ai për KosovaPress ka thënë se deri më tani organizimi është duke shkuar shumë mirë dhe se ftesa është bërë me të vetmin qëllim që shqiptarët të dëshmojnë që janë të bashkuar kur është fjala për çështje kombëtare.

“Gjithçka është duke shkuar shumë mirë. Kemi marrë mbështetje të madhe nga gjithë Kosova, por interesim kanë shprehur edhe grupe tifozësh nga Shkupi, Presheva e Tirana. Unë jam falënderues ndaj të gjithëve dhe jemi duke bërë punën që gjithçka të shkojë sa më mirë. Kemi edhe pak ditë deri te ndeshje, por nga trendi i interesimit, mund të them që stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur me rreth 11 mijë tifozë. Mendoj që do të bëjmë histori në këtë pikë sa i përket klubeve sepse jemi mësuar që vetëm ndeshjet e kombëtares t’i përcjellim”, tha Batatina.

A më tutje ka shtuar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë konfirmim zyrtare nëse do të ketë tifozë të Buducnostit në Prishtinë, por ka shtuar se edhe nëse do të vijnë, nuk do të lejohet të ndodhë ndonjë incident.

“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë konfirmim nga ana e tyre a do të ketë tifozë apo jo. Për mendimin tim më mirë do të ishte të mos vinin, por edhe nëse vijnë, ne do të kujdesemi që të mos ketë incidente dhe siguria do të jetë në nivelin e duhur. Incidentet nuk janë të mira për futbollin, por ne vetëm duam të tregojmë që jemi të bashkuar. Llapi nuk e përfaqëson vetëm veten, por gjithë Kosovën, andaj do të japim një mesazh si komb i bashkuar kur ofendohemi ose cënohemi në një mënyrë apo tjetër.”, ka thënë Batatina.

Ndryshe, ndeshje mes Llapit dhe Buducnostit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori