LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistet e Irlandës refuzuan të shtrëngojnë duart me ato të Izraelit, arsyeja është shumë e fortë

Basketbollistet e Irlandës refuzuan të shtrëngojnë duart me ato të Izraelit, arsyeja është shumë e fortë

Ekipi irlandez i basketbollit për femra doli në sy të publikut pasi të gjitha lojtaret refuzuan të shtrëngonin duart me femrat izraelite para fillimit të ndeshjet kualifikimese të Kampionatit Evropian.

Dueli i luajtur mbrëmë në Riga u zhvillua në një atmosferë mjaft të tensionuar dhe nuk ishte një lëvizje e “rastit”, konfirmoi Federata e Basketbollit të Republikës së Irlandës, e cila njoftoi para ndeshjes se ekipi i tyre kombëtar nuk do të marrë pjesë në asnjë formalitet para ndeshjes.


Ata e shpjeguan vendimin e tyre si “një rezultat i drejtpërdrejtë i komenteve të fundit nga Izraeli duke bërë akuza të rreme për antisemitizëm”.

“Vendimi ynë përfshin shkëmbimin e dhuratave dhe shtrëngimet formale të duarve para dhe pas ndeshjes. Basketbollistet tona do të qëndrojnë pranë stolit tonë gjatë himnit kombëtar, dhe jo në qendër të fushës siç është traditë. Federata e Basketbollit të Irlandës qëndron plotësisht pranë lojtareve dhe vendimit”, thuhet në deklaratë.

Një ditë para ndeshjes, basketbollistja e Izraelit, Dor Sa’ar, i quajti gratë irlandeze “një ekip kombëtar mjaft antisemitist” dhe intervista u publikua në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Izraelit. Kjo i shqetësoi gratë irlandeze dhe ato refuzuan të gjitha protokollet.

Pas ndeshjes, trajneri i zhgënjyer i Izraelit, Sharon Drucker tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë në jetën e tij. Femrat izraelite festuan fitoren e tyre me rezultat 87:57. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori