LAJMI I FUNDIT:

Basketboll, Kosova U-18 shpreson të fitoj medaljen e artë

Basketboll, Kosova U-18 shpreson të fitoj medaljen e artë

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreson që Përfaqësuesja U-18 në basketboll do ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-18 që po mbahet në Prishtinë.

Kosova është në Grupin B, bashkë me San Marinon, Qipron dhe Gjibraltarin.


Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi me rezultat të thellë ndaj San Marinos, 89:56.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku flet më shumë rreth këtij organizimi.

“Kampionati ka filluar të dielën (23 korrik). Në ditën e parë kanë qenë katër ndeshje, dhe gjithçka ka shkuar sipas planit, sa i përket organizimit sipas kritereve të FIBA-s, pasi këta të fundit kanë dërguar komisionerin e saj për të mbikëqyrur gjithë kampionatin. FIBA kanë qenë të kënaqur me organizimin tonë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Elvira Dushku.

Ajo foli për fitoren ndaj San Marinos, ndërsa përmendi rivalët kryesor të Kosovës në këtë kampionat.

“Ka qenë me rëndësi të fillohet me këmbë të mbarë kampionati. Nga të gjitha ndeshjet që kemi mundur t’i shohim deri tani, mund të them se ekipi jonë deri më tani është paraqitur si më i forti”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Në fund sekretarja e FBK u shpreh u shpreh optimiste se djelmoshat e Kosovës do të fitojnë medaljen e artë.

“Në bazë të punës që kanë bërë trajneri me ndihmësit e tij, besoj që këta djem do të fitojnë medaljen e artë dhe do të kalojnë një divizion më lartë në edicionin e ardhshëm”, përfundoi sekretarja e FBK, Elvira Dushku./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori