LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Milovic

Bashkimi ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Milovic

Klubi i basketbollit Bashkimi e ka shkarkuar nga posti trajnerin Predrag Milovic.

Ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes nga Ylli në Superligën e Kosovës në basketboll.


“KB Bashkimi njofton opinionin basketbolldashës, se klubi ynë dhe trajneri janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit”.

“Trajnerit Predrag Milovic i urojmë suksese në karrierën e tij dhe e falënderojmë për punën në klub gjatë kësaj periudhe”, thuhet në një njoftim të klubit prizrenas.

Para se të merrte drejtimin e Bashkimit, 58-vjeçari kishte drejtuar skuadrën sllovene GA Grosuplje.

Në katër ndeshjet në krye të skuadrës nga Prizreni, Milovic regjistroi dy fitore dhe dy humbje.

Ndryshe, në mesjavë Bashkimi luan kundër Tiranës në kuadër të Ligës Ballkanike, kurse në xhiron e pestë në Superligë është nikoqir i Pejës. /Telegrafi/