LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mposht Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër

Bashkimi mposht Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër
Foto: Basketbolli.com

Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:89 (24:18, 19:24, 14:23, 23:24), në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0, megjithatë, me kalimin e minutave Bashkimi kthehet në lojë, duke afruar rezultatin në 12:11, por, vendasit e përfundojnë çerekun e parë në të mirë të tyre 24:18. Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kaluan në epërsi 29:30, dhe më pas zhvillojë një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 43:42.


Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 13 pikë, 47:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:65. Në 10 minutat e fundit, bardhekaltrit arrijnë të afrojnë rezultatin në 77:81, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfon në fund me rezultat 80:89.

Te Sigal Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 18 pikë, Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj me nga 16 pikë dhe Seth Ladey me 13, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 22 pikë, Kevin Robinson me 19 pikë dhe Musab Mala me 17.

Sigal Prishtina ka katër fitore dhe dhjetë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori