LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton derbin prizrenas ndaj Pontes

Bashkimi fiton derbin prizrenas ndaj Pontes
(Foto: baskebtolli.com)

Bashkimi ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 82-71 (20:26, 23:18, 19:10, 20:17), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e para të kësaj ndeshje ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 17:17, kur basketbollistët e Ponte Prizrenit u shkëputën në 17:26, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:26. Në periudhën e dytë, basketbollistët e Bashkimit afruan shifrat, kurse më pas Ponte sërish kishte deri në pesë pikë epërsi, por këmbëngulja e Portokallezinjëve bëri që të kalojnë në epërsi 37:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43-44.


Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 60:50, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 62:54. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund, 82-71.

Te Bashkimi u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me tetë pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Urim Zenelaj me tetë pikë e 11 kërcime dhe Dachon Burke me 20 pikë.

Bashkimi ka shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni numëron gjashtë fitore e dhjetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori