LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi bën fuqinë: Drita dhe United Basketboll arrijnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Orange Net

Bashkimi bën fuqinë: Drita dhe United Basketboll arrijnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Orange Net

Dy klubet e basketbollit në Gjilan “Drita” dhe “United Basketboll” kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të funksionuar si një trup, por me dy ‘filiale’ krejt kjo falë sponsorit gjeneral, Orange Net. 

Akademia e basketbollit tani e tutje do të ekzistojë vetëm ajo e Dritës, duke përfshirë të gjithë nxënësit të cilët ishin te ekipi i United Basketboll.


Drita dhe United Basketboll do të garojnë me dy ekipe në Ligën e Parë, megjithëse forcat do të jenë të koncentruara për ekipin A të Dritës, ndërkohë që ekipi i United Basketboll do të shërbejë për basketbollistët e rinj në mënyrë që të marrin përvojën e duhur për ekipin e parë të bardhekaltërve.

Edhe njëherë tjetër gjilanasve i’u ka dalur në ndihmë kompania kabllore “Orange Net” që si gjithnjë ndihmon basketbollin gjilanas, sidomos ekipin e United Basketboll që e ka sponzorizuar në vazhdimësi.

Drejtuesit e dy klubeve janë ndarë tejet të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, derisa kanë premtuar se do ta krijojnë një një skuadër stabile nga Anamorava për Superligën e Kosovës.

Kryetari i KB Dritës, Arben Bislmi, ka falënderuar kompaninë Orange Net për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ndihemi shumë të lumtur për këtë mundësi që po na ofrohet të zhvillojmë sportin sa më shumë në këtë pjesë të Kosovës sepse ne kemi shumë të rinj të talentuar dhe kemi potencial shumë të madh për këtë sport”.

“Ky bashkëpunim me OrangeNet i jep gjallëri sportit dhe besojmë se ky bashkëpunim do të rritet në të ardhmen dhe do të vazhdojë me sukseset tona dhe po ashtu i dëshiroj sukses kompanisë Orange Net në operimin e saj në vendin tonë siç njohim si kompani lidere në zonat që operon”, u shpreh Bislimi.

Ndërkohë, drejtori eksekutiv Vedat Morina u shpreh i lumtur që kompania që ai drejton është përgjegjëse në shoqërinë duke ndihmuar sportin dhe të rinjt në fusha të tjera.

“Jemi një prej kompanive me përgjegjësinë më të lartë sociale. Pastaj qëllim i joni është që të jemi afër qytetarit tonë. Gjithmonë investimet tona do t’i përqëndrojmë vetëm në vendin tonë dhe shpresojmë të jemi shembull i suksesit dhe njëkohësisht të kontribojmë në zhvillimin e Kosovës duke rritur numrin e të punësuarve dhe investimet”, u shpreh Morina.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori