LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Nuk mund ta lejoja largimin e futbollistit më të mirë në botë, Messi duhet të pensionohet te Barca

Bartomeu: Nuk mund ta lejoja largimin e futbollistit më të mirë në botë, Messi duhet të pensionohet te Barca
(Foto: barcelona.com)

Josep Maria Bartomeu ka thënë se nuk është i interesuar që të vazhdojë zënkën publike me Lionel Messin, përkundër kritikave të kapitenit të Barcelonës lidhur me presidencën e tij.

Superylli argjentinas e shokoi botën e futbollit në muajin e kaluar kur e njoftoi klubin se dëshiron të largohet duke aktivizuar klauzolën që e lejon të largohet si futbollist i lirë.


Megjithatë, asaj klauzole i kishte skaduar data, ashtu që 33-vjeçari vendosi të qëndronte në Kataluni duke mos dashur të nisë një betejë ligjore me Blaugranët.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Porse, ai vazhdoi të drejtonte kritika ndaj Bartomeut dhe në një intervistë për Goal e kritikoi presidentin se i mungonte projekti afatgjatë për klubin.

Bartomeu do t’i kërkojë Messit ulje të pagës
Lexo po ashtu Bartomeu do t’i kërkojë Messit ulje të pagës

“Si president, nuk do të hyj në asnjë konflikt me Messin. Messi është kapiteni ynë, lideri jonë. Çështja është lënë. Ajo që është thënë, është thënë”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Nuk mund ta lejoja futbollistin më të mirë në botë që të largohej. Skuadra ka nevojë për të, ai garanton sukses. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Duhet mbështetur skuadra dhe lojtarët”.

“Duhet ta urojmë veten që Messi është akoma me ne. Ai është i kënaqur me projektin e (trajnerit Ronald) Koeman. E rëndësishmja është se ai luan për Barcelonën, në shtëpinë e tij. Duam që ai të pensionohet te ky klub”, ka deklaruar Bartomeu për TV3. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori