Barry Keoghan ka folur për herë të parë pas një periudhe heshtjeje lidhur me thashethemet se kishte tradhtuar këngëtaren Sabrina Carpenter gjatë lidhjes së tyre, duke theksuar se këto akuza e kishin shtyrë të tërhiqej nga jeta publike dhe rrjetet sociale.

Aktori i filmit “Saltburn” ka mohuar kategorikisht se ka qenë ndonjëherë i pabesë ndaj saj dhe ka treguar se vendosi të largohej nga Instagrami, eventet publike dhe daljet shoqërore për shkak të presionit dhe komenteve negative në internet.


Sipas tij, gjithçka nisi nga një thashethem anonim i publikuar në rrjete sociale, ku pretendohej se ai kishte tradhtuar Sabrinan me një influencuese të TikTok-ut, gjë që më pas u mohua nga vetë personi i përmendur në video.

- YouTube www.youtube.com

Barry ka theksuar se situata u përshkallëzua shpejt dhe u bë e pakontrollueshme, duke sjellë keqinterpretime dhe shpërndarje të informacionit të pavërtetë në media dhe rrjete sociale.

Ai shtoi se jeta nën vëmendjen e publikut e bën çdo situatë personale më të madhe se sa është në të vërtetë, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet e tij.

Marrëdhënia mes tij dhe Sabrina Carpenter kishte filluar në fund të vitit 2023 dhe përfundoi në dhjetor 2024, pas rreth një viti bashkë.

Pas ndarjes, të dy kanë vazhduar jetën dhe karrierën e tyre, ndërsa thashethemet rreth lidhjes së tyre vazhdojnë të jenë temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com