LAJMI I FUNDIT:

Barry: Costa nuk më kafshoi

Barry: Costa nuk më kafshoi

Mesfushori i Evertoni, Gareth Barry ka reaguar për incidentin e djeshëm me sulmuesin e Chelseat, Diego Costa, për të cilin ka thënë se sulmuesi spanjoll nuk e kishte kafshuar atë.

Në ndeshjen e djeshme ndërmjet Evertonit dhe Chelseat në kuadër të FA Cup, Costa pati një duel me Barryn dhe kamerat kanë kapur një moment që duket se Costa e kafshon Barryn, raporton The Sun.


Barry përmes një postimi në llogarinë e tij në Fanzai ka mohuar se Costa e ka kafshuar atë, transmeton Koha.net.

“Kam parë shumë biseda rreth incidentit të mbrëmshëm ndërmjet meje dhe Costas në takimin e mbrëmshëm. Diego nuk më kafshoi mua”, ka thënë Barry.

Raportohet se pas takimit Costa i ka kërkuar falje klubit të Chelseat, por ka theksuar se nuk e ka kafshuar Barryn.

“Diego bisedoi me zyrtarët e klubit dhe shprehi keqardhjen për sjelljen e tij në duel me Barryn, por ai theksoi se nuk e kishte kafshuar atë në asnjë moment gjatë fërkimit”, ka thënë një zëdhënës i Chelseat.