Reperi nga Kumanova, Bardhyl Idrizi i njohur për publikun me emrin artistik Bardhi, ka bërë debutimin në skenë thuajse që një vit.

Ai është pritur mirë mjaft mirë në tregun muzikor shqiptar, ndërsa deri më tani ka realizuar disa hite.


Krijuesi i hitit “Betohemi” së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Rudina”, ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e karriera profesionale.

Bardhy Bardhi (Foto: YouTube)

Ai madje tregon se ka filluar të merret me shkrime që nga shkolla fillore, por që më në fund mori guximin të debutojë në skenë.

“Fillimisht në shkollë fillore, kam qenë i mirë në shkrim në gjuhë shqipe dhe aty kam filluar të shoh veten se mund të bëj rima mund të bëj diçka, edhe pse në atë kohë kanë qenë të çuditshme por ka qenë interesante”.

“Më vonë kam filluar të shkruaj teste, të shoh se sa i mirë jam në shkrim, kam filluar me muzikë në moshën 16 vjeçare. Nuk kisha guximin të filloja më herët për shkak se është e vështirë të debutosh në tregun tonë”, deklaroi ai.

Në një intervistë të mëparshme, Bardhi zbuloi me krenari se në të kaluarën para muzikës ka punuar si kamerier. /Telegrafi/