LAJMI I FUNDIT:

Barcelona tentoi rikthimin e Iniestas në janar

Barcelona tentoi rikthimin e Iniestas në janar

Klubi katalunas, Barcelona provoi ta rikthej në skuadër si huazim Andres Iniestan gjatë afati kalimtar të janarit.

Iniesta ka vazhduar me trofe pasi ngriti Superkupën Japoneze me Vissel Kobe për të quar në 37 totalin e trofeve.


Niveli i tij i lartë i paraqitjeve në Azi nuk ka kaluar pa u vënë re dhe shumë ekipe të mëdha pyetën për disponueshmërinë e tij të mundshme, madje edhe Barcelona.

Iniesta zbulon synimet e të ardhmes: Të bëhem trajner dhe të kthehem te Barça
Lexo po ashtu Iniesta zbulon synimet e të ardhmes: Të bëhem trajner dhe të kthehem te Barça

Sipas gazetës katalunase Sport, Barça ra në kontakt me Iniestan për të pyetur nëse ai do të ishte i hapur për një rikthim në Camp Nou.

Plani ishte që ta bënte këtë në një marrëveshje huazimi afatshkurtër, por Vissel Kobe nuk ishte i interesuar të lejonte largimin e yllit dhe kapitenit të tyre.

Drejtuesit e klubit ishin të bindur se Iniesta do mendonte ekipin që ta rikthejë stilin e lojës dhe shpirtin e skuadrës.

Trajneri aktual, Quique Setien është një tifoz i madh i mesfushorit spanjoll dhe këtë e ka thënë edhe një intervistë për Barça TV duke lavdëruar Iniestan. /Telegrafi/