LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rikthen interesimin për Willianin – kontrata e brazilianit te Chelsea skadon në fund të sezonit

Barcelona rikthen interesimin për Willianin – kontrata e brazilianit te Chelsea skadon në fund të sezonit

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Willianit nga Chelsea.

Skuadra katalunase ka disa vite që po tenton ta transferojë yllin brazilian, por nuk kishte sukses.


Është dëshira e lojtarit që të qëndrojë në Stamford Bridge, mirëpo Daily Star raporton se gjërat tani duken më të mundshme.

Frank Lampard po ndërton një skuadër të re te The Blues, derisa 31-vjeçari mund të kalojë në radhët e Blaugranasëve.

Willian dhe Fabian Ruiz nuk rinovojnë kontratat, në pritje të Barcelonës
Lexo po ashtu Willian dhe Fabian Ruiz nuk rinovojnë kontratat, në pritje të Barcelonës

Skuadra katalunase kishte ofruar 55 milionë euro për shërbimet e Willianit, mirëpo që ishin refuzuar nga Chelsea.

Tani raportohet se Ernesto Valverde e ka shumë afër transferimin e brazilianit, pasi kontrata e tij me skuadrën londineze përfundon në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/