Barcelona pret fitore ndaj Sociedadit, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Sociedadi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Katalunasit janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45.
Skuadra e Ernesto Valverdes synon t'i kthehet fitores në kampionat pas barazimit befasues ndaj Huescas në javën e fundit.
Në anën tjetër, Sociedadi udhëton drejt Barcelonës për një pikë, ndërsa në rast fitoreje do t'i ngjallte shpresat për një vend në Ligën e Evropës.
Valverde ka vendosur t'i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa trajneri i mysafirëve starton me formacionin më të mirë të mundshëm.
Barcelona: Ter-Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Vidal, Rakitic, Arthur; Messi, Suarez, Dembele.
Sociedad: Rulli; Zaldua, Llorente, Zubeldia, Juanmi, Merino, Oyarzabal, Willian, Pardo, Aritz, Munoz.
/Telegrafi/






















































