LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po përgatitë 50 milionë euro për transferimin e një top mesfushori, atë e duan edhe Man Utd dhe Juventusi

Barcelona po përgatitë 50 milionë euro për transferimin e një top mesfushori, atë e duan edhe Man Utd dhe Juventusi

Barcelona ka si një nga prioritetet e saj kryesore për sezonin 2024-2025 transferimin e një mesfushori që do të jetë i gatshëm të luaj si titullar.

Gjithsesi gjiganti katlaunas nuk është në gjendje të bëjë ‘çmenduri’ financiare duke marrë parasysh krizën që ata po kalojnë tani e disa vite.


Nisur nga kjo situatë, Barcelona po përgatit raporte të detajuara për kandidatët e mundshëm, duke marrë parasysh kriteret si kategoria, çmimi dhe mosha.

Man United përgatit 50 milionë euro për lojtarin që dikur kishte dështuar tek Newcastle
Lexo po ashtu Man United përgatit 50 milionë euro për lojtarin që dikur kishte dështuar tek Newcastle

Një nga emrat më të pëlqyer në kampin katalunas është mesfushori i Real Sociedad, Mikel Merino që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.

27-vjeçari ka gjashtë vite që është pjesë e Sociedad tani është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë me Barcelonën që prej kohësh po e monitoron atë.

Katalunasit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro, edhe pse synimi mbetet që ky çmim të ulet edhe më tepër duke marrë parasysh që lojtari ka kontratë me klubin bask deri në verën e vitit 2025.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë, derisa ai kërkohet edhe nga Manchester United dhe Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori