Klubi nga La Liga, Barcelona ka në plan të sulmojë Chelsean në afatin kalimtar të janarit duke kërkuar t’ia marrë tre lojtarë në huazim.

Barcelona dëshiron të përforcoj skuadrën pas ardhjes së Xavit dhe Raheem Sterling mbetet objektivi kryesor për sulmin.

Sipas gazetës Sport, Barca tashmë ka hartuar një listë të alternativave nëse nuk arrin të sigurojë lojtarin anglez të Manchester Cityt.

Barcelona është e vendosur që të transferojë Sterlingun Barcelona është e vendosur që të transferojë Sterlingun

Barça ka etiketuar emra si Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi ose Christian Pulisic për të forcuar radhët e tyre sulmuese.

Ziyech ose Pulisic duken më realistë, me trajnerin e Bluve, Thomas Tuchel, i etur për të mbajtur në skuadër produktin e akademisë Hudson-Odoi.

Treshja e Chelseat kanë luajtur vetëm 1547 minuta së bashku këtë sezon në të gjitha garat, me Hudson-Odoin më të shfrytëzuarin me 800 minuta.

Pulisic ka luajtur vetëm 180 minuta këtë sezon, duke humbur pjesën më të madhe të sezonit deri më tani për shkak të lëndimit. /Telegrafi/