LAJMI I FUNDIT:

Barcelona planifikon një largim të madh verën e ardhshme

Barcelona planifikon një largim të madh verën e ardhshme

Gjatë afatit kalimtar veror, Barcelona mori vendimin që ta largojë nga ekipi Ansu Fatin. Ai iu bashkua Brightonit në huazim për një sezon dhe deri më tash ai ka pasur paraqitje pozitive me ekipin e Ligës Premier.

Fati shënoi golin e tij të parë të sezonit në humbjen e rëndë të Brightonit me rezultat 6-1 ndaj Aston Villas të shtunën.


Rezultati 6-1 nuk do t’i jap atij shumë vetëbesim, por goli natyrisht që po. Spanjolli shpreson se do të vazhdojë me këtë formë, e këtë dëshirë e ka edhe Barcelona.

Sidoqoftë, katalanasit dëshirojnë që Fati të paraqitet mirë për një arsye tjetër.

Mediumi spanjoll “Sport” ka raportuar se Barcelona dëshiron që ta shesë kartonin e tij përfundimisht verën e ardhshme dhe një aventurë e suksesshme me Brightonin do të thoshte se vlera e tij në treg do të rritej, diçka që blaugranët dëshirojnë që të ndodh.

Barcelona është ende në një krizë financiare, kështu që shitja e Fatit do t’i ndihmonte ata të bëjnë biznes në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Kjo mund të përfshijë edhe blerjen e kartonit të Joao Felix, me portugezin që ka zëvendësuar Fatin dhe deri më tash ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Fati mahniti komunitetin e futbollit kur doli në skenë me Barcelonën si 16-vjeçar, por mund të thuhet me siguri se 2-3 vitet e fundit kanë qenë një luftë për të për shkak të lëndimeve dhe mungesës së formës.

Barcelona planifikon tre nënshkrime me kosto të ulët për sezonin e ri
Lexo po ashtu Barcelona planifikon tre nënshkrime me kosto të ulët për sezonin e ri

Arsyet e Xavit për të mos llogaritur më tek Fati burojnë nga mospërmbushja e potencialit të tij të plotë, megjithëse është ende vetëm 20 vjeç, kështu që ka shumë kohë që ta arrijë kulmin e karrierës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori