LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pas sulmuesit francez

Barcelona pas sulmuesit francez

Barcelona kërkon me çdo kusht një sulmues cilësor për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që Luis Suarez të ketë mundësi të pushojë, gjë që nuk ka mundur ta bëjë këtë sezon, pasi në bankë nuk ka asnjë lojtar sulmues.

Pikërisht lodhja dhe dëmtimet e mundshme të sulmuesit uruguaian shqetësojnë jashtëzakonisht Barcelonën, që e ka kuptuar se Suarez duhet ruajtur në maksimum.


Për këtë arsye, duket se drejtuesit e klubit katalan po mendojnë seriozisht idenë e blerjes së sulmuesit francez Alexandre Lacazette, të paktën duke iu referuar të përditshmes prestigjioze franceze L’Equipe.

24-vjeçari i Lyonit ka një kontratë deri në vitin 2019, por ka disa sezone që e ka treguar vlerën e vet dhe ka shënuar 20 gola edhe këtë sezon, ku ka pasur jo pak probleme në pjesën e parë të sezonit.

Gjithsesi, Barcelona do të ketë shumë konkurrencë, sepse edhe Atletico Madridi, West Ham e Tottenhami janë në garë për yllin e Lyonit, i shpallur futbollisti i vitit sezonin e shkuar në Ligue 1 franceze.