LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ofron stadiumin e tyre për të pritur ndeshjet e Spanjës gjatë Kampionatit Botëror 2030

Barcelona ofron stadiumin e tyre për të pritur ndeshjet e Spanjës gjatë Kampionatit Botëror 2030

Ka një entuziazëm në rritje brenda Barcelonës për punën e vazhdueshme që po bëhet në “Spotify Camp Nou”, proces ky që ka nisur që nga qershori. Ndërtimi i stadiumit të ri pritet të nisë menjëherë pasi Këshilli Bashkiak miratoi një leje ndërtimi javën e kaluar.

Këshilli Bashkiak i Barcelonës është gjithashtu i kënaqur me punën e vazhdueshme dhe ata shpresojnë të përfitojnë nga stadiumi i ri në vitet e ardhshme. Kjo për shkak se ata duan të presin ndeshjet e Spanjës në qytetin e Barcelonës.


Barcelona nuk ka organizuar ndeshje ndërkombëtare për meshkuj që nga viti 1975, me shumicën dërrmuese të ndeshjeve në vitet e fundit që janë luajtur në “La Cartuja” në Sevilla.

Nëse Federata Spanjolle e Futbollit e miraton këtë kërkesë për të pritur ndeshjet në Barcelonë, kjo mund t’i japë gjithashtu “Spotify Camp Nou” një shans të madh për të pritur ndeshje të Kupës së Botës 2030, ku tashmë është vendosur që shtetet mikpritëse janë  Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Maroku në ‘luftë’ me Spanjën për nikoqirin e finales së Kupës së Botës 2030
Lexo po ashtu Maroku në ‘luftë’ me Spanjën për nikoqirin e finales së Kupës së Botës 2030

Barcelona pritet të investojë mjaft shumë në ndërtimin e stadiumit të ri ku mendohet se kostoja totale e shpenzimeve në përfundim të ndërtimit do të jetë diku rreth 1.45 miliardë euro.

Kapaciteti i ulëseve pritet të zgjerohet ku është planifikuar që në stadiumin e ri të krijohen kushtet për të pritur rreth 105.000 mijë spektatorë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori