Barcelona dhe Valencia kanë zhvilluar një ndeshje të bukur që në fund u mbyll 2-2.

Ndeshja e vlefshme për të La Liga solli skuadrat e formë të ndryshme në këtë përballje, pasi Barcelona vinte pas dy fitoreve radhazi, ndërsa Valencia në katër ndeshje pa fitore.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, pasi shënuan të parët.

Carlos Soler harkoi nga këndi duke gjetur kokën e Mouctar Diakhaby, i cili shënoi për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Barcelona fitoi një penallti.

Përgjegjësin për të gjuajtur e mori Leo Messi, por goditja e tij u prit nga portieri Jaume Domenech, por nga topi i kthyer me kokë argjentinasi shënoi për 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë Barcelona gjeti epërsinë.

Ronald Araujo u gjet më së miri në zonë dhe me një goditje të bukur volej shënoi për 2-1.

Valencia nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 69-të.

Jose Gaya pasoi te Maximiliano Gomez i cili shënoi për 2-2.

Edhe pse skuadrat tentuan deri në fund më gola nuk pati.

Barcelona me këtë barazim pas 13 ndeshjesh ka 21 pikë dhe mban vendin e pestë. /Telegrafi/