LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mund të mbetet pa presidentin Bartomeu, priten zgjedhje në vitin 2018

Barcelona mund të mbetet pa presidentin Bartomeu, priten zgjedhje në vitin 2018

Josep Maria Bartomeu po mendon të lërë postin e tij si president i Barcelonës në 2018 edhe pse mandati i tij i përfundon në vitin 2021.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, kreu aktual i klubit katalanas kërkon të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme që do të thotë se së shpejti te Barcelona do të nisë një proces elektoral për të zgjedhur presidentin e ri.


Gjithnjë sipas medias spanjolle, Bartomeu ka deklaruar se është i lumtur që është president i Barcelonës, por ngjarjet e viteve të fundit në klub e kanë lodhur jashtë mase dhe këtu flitet edhe për çështjen “Neymar” apo ristrukturimin e klubit.

Në vitin 2010 Bartomeu mori rolin e zëvendëspresidentit të Barcelonës për t’u bërë president i saj në 2014 në vend të Sandro Rosell që u dorëhoq nga posti i tij pikërisht për shkak të çështjes “Neymar”, transmeton tch.

Tani, ajo që kërkon të bëjë Bartomeu është të largohet pasi të ketë përfunduar procesin e rinovimeve të kontratave më futbollistët aktual të klubit blaugrana, ku prioritet mbetet ai me Lionel Messin, për të cilin po punohet në heshtje të plotë.

Po kështu, Bartomeu kërkon të largohet pasi të ketë vënë në vijë edhe çështjen e rikonstruksionit të “Camp Nout”, punimet për të cilin nisën më vonë nga sa u mendua.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori