LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr hua prej 1.5 miliard euro për rindërtimin e ‘Camp Nou’, stadiumit do t’i ndryshohet emrin

Barcelona merr hua prej 1.5 miliard euro për rindërtimin e ‘Camp Nou’, stadiumit do t’i ndryshohet emrin

Klubi spanjoll i futbollit Barcelona ka njoftuar sot se ka nisur zyrtarisht rikonstruksionin e stadiumit Camp Nou, i cili do të jetë fillimi i një faze të re në historinë e këtij klubi.

Menaxheri i përgjithshëm katalanas Ferran Reverter ka thënë se klubi do të marrë një hua prej një miliardë e gjysmë euro dhe planifikon të shpenzojë të gjithë shumën për rindërtimin e “Camp Nou”, pra ndërtimin e një kompleksi pranë stadiumit që do të përfshijë një palestër të re dhe me ambiente përcjellëse.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona do ta marr huanë për 35 vjet dhe me një interes të favorshëm. Klubi për shkak të të ardhurave më të larta do të shesë edhe emrin e stadiumit “Camp Nou” dhe emrin e sallës së re.

Thuhet se klubi është duke negociuar gjerësisht me disa sponsorë të interesuar.

Më tej zbulohet se kjo lëvizje mund t’i sjellë Barcelonës 50 milionë të ardhura më shumë në vit dhe se puna në stadium duhet të fillojë sezonin e ardhshëm.

Stadiumi i ri Camp Nou duhet të hapet në vitin 2025 dhe do të ketë një “unazë” të re, të tretë që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105,000 vende.

Për të gjitha projektet dhe investimet, Barcelona duhet të marrë miratimin e anëtarëve dhe 100 mijë prej tyre do të votojnë në referendumin e 19 dhjetorit.

Stadiumi “Camp Nou” u ndërtua në vitin 1957 dhe u rinovua në 1995, 2008 dhe 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori