LAJMI I FUNDIT:

Barcelona luan vetëm për fitore ndaj Valencias

Barcelona luan vetëm për fitore ndaj Valencias

Barcelona dhe Valencia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Los Che në ndeshjen derbi të javës që pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 16:15.


Ekipi i Xavit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Almeria dhe synon t’i kthehet fitores për të mbajtur distancën me Real Madridin.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga një fitore pas katër humbjeve radhazi dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Frenkie De Jong, Busquets, Sergi Roberto; Raphinha, Ansu Fati, Ferran Torres

Valencia: Mamardashvili; Thierry, Cenk, Cömert, Jesús Vázquez, Foulquier; Ilaix, Guillamón, André Almeida; Samuel Lino, Hugo Duro 

/Telegrafi/