LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, Messi shënon dy gola në fitoren e thellë ndaj Real Betisin

Barcelona i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, Messi shënon dy gola në fitoren e thellë ndaj Real Betisin

Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman i është rikthyer fitores pas katër ndeshjeve, duke triumfuar në Camp Nou ndaj Betisit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Barcelonën me një nuancë më të mirë, edhe pse dy skuadrat shënuan nga një herë.

Ishin vendasit që gjetën të parët golin duke shënuar me anë të Ousmane Dembele (22’) për 1-0, ndërsa në minutën e 33-të Antoine Griezmann humbi një penallti duke humbur mundësinë të dyfshiojë rezultatin.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me barazim në skenë doli Antonio Sanabria (45+3) që shënoi golin e barazimit 1-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte superiore ndaj kundërshtarëve kjo edhe për faktin se Lionel Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, ndërsa Betisi mbeti pa Aissa Mandi (60’), i cili u ndëshkua me të kuq.

Barcelona arriti të gjejë golin e parë në këtë pjesë në minutën e 49-të me anë të Griezmann, i cili shënoi për 2-1 nga afërsia, ndërsa Messi (61’) shënoi nga penalltia për 3-1.

Betisi arriti të kthehet në lojë në minutën e 73-të duke shënuar me anë të Loren për 3-2, por në minutën e 82-të Messi gjeti edhe golin e dytë personal duke shënuar një gol të bukur për 4-2 pas një asistimi fantastik me thembër nga Sergi Roberto.

Në minutën e fundit të ndeshjes ishte Pedri që shënoi për 5-2 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Barca renditet në vendin e tetë me 11 pikë, ndërsa Betisi renditet në pozitën e shtatë me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Atletico Madridit, ndërsa Betisi te Athletic Bilbao. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori