LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmoi marrëveshjen me Spotify, mësohet shuma e ‘frikshme’ që kompania do t’ia paguajë klubit katalunas

Barcelona konfirmoi marrëveshjen me Spotify, mësohet shuma e ‘frikshme’ që kompania do t’ia paguajë klubit katalunas

Klubi katalunas, Barcelona do të fitojë shuma të mëdha parash nga marrëveshja e tyre e re e sponsorizimit me kompaninë Spotify.

Blaugranët kanë paralajmëruar marrëveshjen tash e disa kohë me Spotify, por vetëm dje (e martë) kanë konfirmuar finalizimin.

Njoftimi përfundimtar më në fund mbërriti të martën mbrëma, dhe është konfirmuar se gjiganti i transmetimit të muzikës Spotify do të jetë sponsori i radhës i fanellave për ekipin e parë për meshkuj dhe femra.

Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, emri i Spotify do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23 dhe për katër sezonet e ardhshme.

Spotify do të sponsorizojë gjithashtu fanellat e stërvitjes duke filluar nga sezoni 2022/23 për tre sezonet e ardhshme.

Kompania e njohur dhe Barcelona do të punojnë së bashku për të krijuar mundësi që fanella ikonë të bëhet një hapësirë ​​që mund të përfshij artistë nga e gjithë bota.

Si pjesë e bashkëpunimit, për herë të parë në historinë e klubit, stadiumi do të riemërtohet si ‘Spotify Camp Nou’.

Marrëveshja afatgjatë për të drejtat e emrit të stadiumit, fillon në korrik 2022 dhe do të vazhdojë gjatë rizhvillimit ambicioz të zonës Camp Nou, si pjesë e projektit Espai Barça, i cili do të transformojë ambientet dhe mjedisin e klubit.

Financat pas marrëveshjes nuk janë konfirmuar nga klubi, por tashmë kanë rrjedhur në rrjet shumat e marrëveshjes.

Sipas Carrusel Deportivo, vetëm marrëveshja e sponsorizimit të fanellës do të jetë me vlerë rreth 280 milionë euro, mesatarisht 70 milionë euro në sezon.

Kjo do të ndihmojë Barçën të rrisë kufirin e pagave në La Liga për sezonin e ardhshëm, si dhe të pastrojë një pjesë të borxhit të madh që është mbledhur gjatë viteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori