LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i kishte ofruar Di Marias pagën e tretë më të lartë në klub

Barcelona i kishte ofruar Di Marias pagën e tretë më të lartë në klub

Njëri nga objektivat e mëdha të Barcelonës këtë verë padyshim ishte Angel Di Maria i Paris Saint-Germain.

Kryesia e klubit dhe Ernesto Valverde e kanë parë lojtarin si zëvendësim ideal për Neymarin e larguar.


Barcelona madje i kishte bërë ofertë lojtarit në vlerë 10 milionë euro pagë në sezon, duke e renditur menjëherë pas Lionel Messiti dhe Luis Suarezit.

Ai do të kishte paga më të larta se Andres Iniesta dhe Gerard Pique, por transferimi nuk u bë pasi PSG kërkonte më shumë se që afronte Barcelona.

Katalunasit nuk deshën të paguajnë dhe PSG tashmë duhet të merret me Financial Fair Play shkaku i shumave të paguar këtë verë.

Para dy vitesh argjentinasi kishte ardhur te PSG nga Manchester United  për 60 milionë euro. /Telegrafi/