LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon një mbrojtës të majtë, ka tre emra në listë për atë pozitë

Barcelona kërkon një mbrojtës të majtë, ka tre emra në listë për atë pozitë

Barcelona është duke kërkuar ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Për momentin gjiganti katalunas në atë pozitë ka dy futbollistë, Jordi Alban dhe Junior Firpon.


Por Firpo pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Kjo ka bërë që Barça të futet në tregun e transferimeve për të kërkuar shërbimet e një mbrojtësi të majtë.

Mundo Deportivo ka raportuar se në listën e kataluansve për momentin janë tre futbollistë.

Alfonso Pedraza i Villarealit dhe Jose Gaya i Valencias janë dy futbollistët që prej kohësh ndiqen nga Barça.

Por lojtari më i pëlqyer mbetet Jose Angel Esmoris, i njohur ndryshe si Angelino.

Spanjolli prej dy vitesh po shkëlqen me fanellën e RB Leipzig, me skuadrën gjermane që e ka në huazim lojtarin nga Manchester City.

24-vjeçari edhe më parë është kërkuar nga Barcelona, por problemi qëndron se Angelino nuk mund të merret në janar.

Anësori është në huazim edhe për gjashtë muaj te Leipzig dhe nuk do të mund t’i bashkohej Barçës në këtë kohë.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Barcelona do të pres deri në qershor për Angelinon, apo do ta transferojë në janar njërin mes Pedrazzas apo Jose Gayas. /Telegrafi/