LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton në fund ndaj Real Betis, goli i Albas u jep fitoren katalanasve

Barcelona fiton në fund ndaj Real Betis, goli i Albas u jep fitoren katalanasve

Barcelona ka shënua fitore si mysafir ndaj Real Betis me rezultat 2-1 në ndeshjen  e vlefshme për javën e 35-të në la Liga.

Pjesa e parë ishte e zbehtë ku vetëm një rast i mirë u paraqit, me Ronald Araujon që rrezikoi, por portieri Rui Silva ishte në vend.


45 minutat e dyta ishte më të bukura, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat.

Ndeshjen e zhbllokoi në minutën e 76-të, Ansu Fati që shënoi pas një asistimi të Jordi Alabas për 1-0.

Por vetëm pas tre minutash Nabil Fekir asistoi te Marc Bartra që shënoi për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Jordi Alba që shënoi në minutën e katërt shtesë për 2-1 pas një asistimi të Dani Alves.

Barcelona pas kësaj fitoreje ka 69 pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Real Betis mbetet në vendin e pestë me 58 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore