LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton në frymën e fundit, Araujo ‘heroi’ i blaugranasve

Barcelona fiton në frymën e fundit, Araujo ‘heroi’ i blaugranasve

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në udhëitm në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi plotësisht vendasve të cilët patën një mori rastesh për gol, por që Marc Andre Ter Stegen nuk lejoi që të mposhtej.


Fillimisht Sociedadi rrezikoi me Barrenetxean por goditja e tij u ndal me shumë mund nga portiere gjerman.

Menjëherë pas këtij rasti pasuan aksionet e radhës me në qendër të vëmendjes Aihen Munoz dhe Takefusa Kubo por që Ter Stegen vazhdoi të dëshmonte se është nata e tij.

Teksa po shkonim drejt fundit të pjesës së parë, mysafirët kërkuan penallti pas një ndërhyrje në zonë në Joao Felix por gjyqtari heshti dhe loja vazhdoi.

Penallti kërkuan edhe vendasit në minutën e 66-të pas një ndërhyrjë në Mikel Oyarzabal por VAR-i tha se gjithçka ishte e pastër.

Gavi pati një mundësi të artë në minutën e 90-të për të kaluar në avantazh Barcelonën, por që goditja e tij u prit nga Alex Remiro.

Teksa dukej që ndeshja po përfundonte me barazim, në skenë doli Ronald Araujo i cili shënoi për 1-0 në ‘frymën’ e fundit për t’i dhënë blaugranasve tri pikë me rëndësi jetike për vazhdimësinë e kampionatit.

Me këtë fitore Barcelona gjen veten në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, tri më pak se lideri Girona që ka 31 sosh dhe një më pak se Real Madridi që nesër luan ndeshjen e tyre ndaj Rayo Vallecanos./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori