eksperti ad

Kundërshtarët e Barcelonës e kanë parë kartonin e kuq 30 herë prej se Liga e Kampionëve ka marrë këtë format që ka aktualisht.

Gazeta spanjolle Marca ka nxjerrë një shkrim interesant ku shkruhet se Barcelona është skuadra më e favorizuar, pasi në 215 ndeshje, kundërshtarët e tyre janë ndëshkuar hiq më pak se 30 herë me kartonë të kuq.


Kundër Cityt në vitet e fundit Barcelona tri herë ka luajtur me një lojtarë më shumë.

Clichy kishte përfunduar jashtë lojës me herët, pasi u ndëshkua me të kuqe. E njëjta gjë ndodhi edhe me shokun e tij Zabaleta, një vit më parë, në raundin e tetë në Camp Nou ( 2-1 ) .

cityy

Dhe në sezonin 2013-2014 ishte Demichelis ai që doli me të kuqe.

Në 2011-2012 , përsëri në gjysmëfinale në Camp Nou, Terry u ndëshkua me të kuqe për një sulm ndaj Alexis Sanchez . Barcelona luajti me një më shumë, por Chelsea kishte arritur në finale.

Më shumë i diskutueshëm ishte largimi i Van Persie në sezonin 2010-2011. Sulmuesi holandez ishte përjashtuar vetëm se kishte gjuajtur topin pas fishkëllimës.

cartoni

Në të njëjtin sezon, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Pepe ishte larguar me të kuqe në Bernabeu .

Një vit para këtij Motta u largua jashtë pasi kishte goditur në fytyrë Busquetsin në gjysmëfinalen xhiro kundër Interit. Megjithatë, pavarësisht nga superioritetit numerik Barcelona nuk kaloi tutje. /Telegrafi/

motta

Rastet në 10 vitet e fundit- 10 rasteSezoni 15-16 - ¼: Torres Sezoni 14-15 -1/8: Clichy Sezoni 13-14 - 1/8: Zabaleta Sezoni 13-14 - 1/8: Demichelis Sezoni 11-12- 1/2 :Terry Sezoni 11/10 - 1/2 : Pepe Sezoni 11/10 - 1/8 : Van Persie Sezoni 09/10 - 1/2: Motta Sezoni 08-09 - 1/8: Juninho Sezoni 05-06 - 1/8): Del Horno

telegrafi sport app