LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do Skriniarin si pasues të Piques

Barcelona e do Skriniarin si pasues të Piques

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, thuhet se është në shënjestër të Barcelonës si zëvendësim ideal për veteranin Gerard Pique.

Lautaro Martinez ka qenë pikë qendrore në një sagë transferimi mes Nerazzurrëve dhe kampionit spanjoll, por mbrojtësi tani ka dalë si një shënjestër tjetër për Blaugranët këtë verë.


Pique ka mbushur 33 vjet dhe drejtuesit e klubit po shikojnë për një pasues afatgjatë të tij, ndërsa tashmë thuhet se e kanë gjetur.

Real Madridi i futet garës për transferimin e Milan Skriniar
Lexo po ashtu Real Madridi i futet garës për transferimin e Milan Skriniar

Sipas gazetës Mundo Deportivo, gjigantët e La Ligës po e shikojnë Skriniarin si pasuesin ideal për të pasuar reprezentuesin e Spanjës në zemër të mbrojtjes të ekipit nga Camp Nou.

Sllovaku është vlerësuar rreth 50 milionë euro dhe Calciomercato.com pretendon se Interi mund të jetë i gatshëm të shesë 25-vjeçarin, por do të marrë në konsideratë vetëm nëse oferta është e lartë.

Ish-mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin duket i vendosur të largohet nga Giuseppe Meazza pas vetëm një sezoni me Nerazzurrët dhe Antonio Conte thuhet se do të preferonte të mbante Skriniarin në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori