LAJMI I FUNDIT:

Messi kërkesën e largimit e dërgoi me faks – Barcelona e ka konfirmuar për media që letra ka ardhur në klub

Messi kërkesën e largimit e dërgoi me faks – Barcelona e ka konfirmuar për media që letra ka ardhur në klub

Leo Messi e ka dërguar një letër me faks të Barcelona duke kërkuar përfundimin e kontratës së tij dhe të largohet nga klubi menjëherë këtë verë.

Klubi i Barcelonës e ka konfirmuar pranimin e kësaj kërkese të lojtarit, por sipas tyre, kjo kërkesë është dashtë të bëhej deri në 10 qershor dhe tani është në duart e shërbimeve juridike.


Kanali argjentinas TyC ishte mediumi i parë që e dha lajmin të martë pasdite, duke shkruar: “Leo Messi e ka informuar klubin katalunas se dëshiron të largohet nga ekipi. Ai do të përdor klauzolën e kontratës së tij që i lejon atij të përfundojë në mënyrë të njëanshme në fund të çdo sezoni”.

Burime të RAC1 ka arritur të konfirmojë lajmet se Leo Messi e ka dërguar këtë kërkesë në klub.

Sipas klubit lojtari ka pasur afat për të denoncuar këtë klauzolë deri më 10 qershor dhe se për këtë arsye kjo kërkesë nuk është e vlefshme.

Përveç kësaj, klubi nuk do të japë ndonjë deklaratë zyrtare lidhje me këtë çështje, që vjen vetëm një ditë pasi Barça komunikoi me Luis Suárezin, përmes Koeman, i cili e njoftoi se nuk e do në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori