Barcelona dhe trajneri i shkarkuar Ronald Koeman kanë arritur një marrëveshje për kompensimin e tij.

Holandezi Koeman u shkarkua muajin e kaluar pas rezultateve të dobëta dhe u zëvendësua nga legjenda Xavi.

Shkarkimi i parakohshëm i Koemanit u tha se do t’i kushtonte Barcelonës hiç më pak se 12 milionë euro dëmshpërblim.

“Nuk kishte atmosferë, lojtarët nuk ishin të lumtur”, Mingueza zbulon se lojtarëve të Barcelonës iu humbi besimi te Koemani “Nuk kishte atmosferë, lojtarët nuk ishin të lumtur”, Mingueza zbulon se lojtarëve të Barcelonës iu humbi besimi te Koemani

Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe trajneri holandez kanë arritur një marrëveshje të përbashkët kompensimi.

Sipas gazetës katalunase Sport, Koeman do të marrë 10 milionë euro kompensim nga Barça për pjesën e mbetur të kontratës së tij, e cila do të zgjaste deri në qershor.

Asistentët e holandezit Alfred Schreuder dhe Henrik Larsson do të paguhen plotësisht, por pagesat e tyre janë të ulëta.

Koeman është siguruar se do të marrë pagesën totale para fundit të vitit. /Telegrafi/