eksperti-banner

Barcelona nuk ka arritur marrëveshje me lojtarët që pagat të ulën për 30 për qind shkaku i krizë së shkaktuar nga coronavirusi.

Klubi katalunas u kishte caktuar një ultimatum lojtarëve në javën e kaluar që të ulnin pagat, mirëpo që vendimi u shty për këtë javë.


Sipas asaj që raporton Esport3, bisedimet mes bordit të klubit dhe lojtarëve për t’i ulur pagat, kanë dështuar.

Barcelona 1

Kjo gjë erdhi, pasi lojtarët nuk duan t’i zvogëlojnë pagat e tyre për 30 për qind, duke e futur kështu klubin në një krizë financiare.

Ishte raportuar nga Mundo Deportivo se nëse lojtarët refuzojnë t’i ulin pagat, atëherë Barcelona mund edhe të falimentojë.

Deri më tani, është bërë e ditur se Gerard Pique, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Samuel Umtit, janë lojtarët e vetëm që kanë pranuar zvogëlim të pagës.

Messi është lojtari më i paguar në klub, me mbi një milion euro në javë (nga të ardhura të ndryshme), e që është kundër idesë për ulje të pagës. /Telegrafi/

telegrafi sport app