LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dështon ndaj Malagas, ‘Mbretërit’ mbesin lider të La Ligas (Video)

Barcelona dështon ndaj Malagas, ‘Mbretërit’ mbesin lider të La Ligas (Video)

Barcelona ka humbur një rast ideal që të ngjitet në vendin e parë, pasi ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Malagas.

Në pjesën e parë skuadra katalunase ka dominuar duke krijuar edhe shumë raste me Gerard Pique, Neymar dhe Rafinha, por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.


rafinha

Edhe pjesa e dytë nisi shumë furishëm për vendasit e Barcelonës që dëshironin më cdo kusht të gjenin golin e parë, teksa u bë më e mundshme në minutën e 68-të kur lojtari i Malagas, Diego Llorente doli nga loja me të kuq.

Megjithatë, Barcelona nuk mundi që ta shfrytëzoj epërsinë numerike, pasi nuk mundi të gjej fare golin, i cili në shumicën e kohës iu mohua nga portieri mysafir, Idriss Kameni, i cili ishte më meritoni që në fund skuadra e tij mori një rezultat pozitiv, si barazimi pa gola në Camp Nou.

arda-turan

Pas kësaj ndeshje, Barcelona e sheh vetën në vendin e dytë me 26 pikë apo një më pak se Real Madridi që e ka një lojë më pak, ndërsa Malaga gjendet në vendin e 10-të me 16 pikë.

Në javën e ardhshme, katalunasit udhëtojnë te Real Sociedad, ndërsa Malaga e pret Deportivo La Corunan në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori