LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

Gjiganti spanjoll, Barcelona po mban interes serioz për mesfushorin e Manchester United, Ander Herrera, për të cilin thuhet se po i bënë edhe presion që mos ta vazhdoj kontratën me klubin anglez.

Mesfushori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe në rast mos-vazhdimi të saj do të mund të largohet në verë si agjent i lirë.


Megjithatë, ditëve të fundit është folur shumë në mediumet angleze se klubi nga Old Trafford janë të interesuar t’ia vazhdojnë kontratën, por futbollisti është duke hezituar.

Manchester United vjen me katër rinovime javët në vijim
Lexo po ashtu Manchester United vjen me katër rinovime javët në vijim

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Barcelona ka vendosur shikimin e tyre në mesfushorin e Manchester Unitedit, Herrera dhe duan ta shfrytëzojnë këtë vakum mes palëve.

Gjigantët katalunas thuhet se e konsiderojnë 28-vjeçarin si zëvendësim afatgjatë për 33-vjeçarin Andreas Iniesta, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë të re “të përjetshme”.

Me ekipin kombëtar të Spanjës në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, ish-lojtari i Athletic Bilbaos mund të jetë i tunduar për të gjetur vend titullari në ndonjë ekip tjetër në janar.

Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

“Dua të fitoj tituj dhe të ndjehem pjesë e ekipit dhe të ndjehem i rëndësishëm dhe me të vërtetë ndjehem i rëndësishëm sepse menaxheri më bën të ndihem i rëndësishëm”, ka thënë mesfushori spanjoll.

Por, e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje dhe Barcelona mund të reagoj me ndonjë ofertë gjatë janarit, pasi po i bënë presion lojtarit që mos ta pranoj vazhdimin e kontratës nga Djajtë e Kuq. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori