Barcelona ka fituar në “Camp Nou” ndaj Real Sociedadit me rezultat 3-2.

Gjiganti katalunas ka kthyer motivin para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve me një fitore në La Liga ndaj Sociedadit.


Golat në këtë takim u shënuan nga Lionel Messi (17’, 37) dhe Paco Alcacer (44’) për katalunasit, ndërsa Samuel Umtiti me autogol (42’) dhe Xavi Prieto (45+) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Messi, i cili u notua me 9.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për Carlos Velan, që u vlerësua me 6.0. /Telegrafi/

Barcelona:

Real Sociedad: 

telegrafi sport app