Pas humbjes ndaj Malagas, Barcelona i është kthyer fitoreve në La Liga, këtë herë duke fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat 3-2.

Ishte një lojë e balancuar, paksa edhe e vështirë për vendasit, por në fund një fitore e merituar nga ata.


GettyImages 668882712 . Foto: Getty Images

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Çdo gjë filli me dy golat e Lionel Messit në minutat (17’ dhe 37’) .

Por, në minutën e 42-të Samuel Umtiti devijoi topin në portë dhe paksa nga kjo mysafirët u motivuan.

GettyImages 668893462 Foto: Getty Images

Messi edhe një herë doli në skenë në minutën e 44-të, por këtë herë me një asistim në Paco Alcacer.

Sociedadi në minutat shtesë të pjesës së parë ngushtoi epërsinë me anë të Xabi Prietos dhe me rezultatin 3-2 përfundoi pjesa e parë.

GettyImages 668886210 Foto: Getty Images

Në pjesën e dytë ishte lojë e qetë, ku lufta dhe qarkullimi i topit u bë në mesfushë dhe nuk kishte shanse të mira për gol nga asnjëra skuadër.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën  dytë me 72 pikë, duke ndjekur Real Madridin në pozitën e parë me 75, ndërsa Sociedadi vazhdon në pozitën e shtatë me 52 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Real Madridit në El Clasico. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5if5ae_all-goals-highlights-hd-barcelona-3-2-real-sociedad-15-04-2017_sport

telegrafi sport app