LAJMI I FUNDIT:

Barca, lehtë dhe me shumë gola (Video)

Barca, lehtë dhe me shumë gola (Video)

Barcelona e ka kompletuar në mënyrën më të mirë fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Borussia Moenchengladbachun me rezultat 4-0.

Katalunasit e gjetën vetëm një herë rrjetën në pjesën e parë, edhe atë me anë të Lionel Messit (16’). Asistues ishte Arda Turan.


Messi shënoi golin e dhjetë këtë sezon në Ligën e Kampionëve
Messi shënoi golin e dhjetë këtë sezon në Ligën e Kampionëve

Në gjysmën e dytë u tregua se kjo mbrëmje ishte pikërisht e Turan. Mesfushori turk realizoi tri herë në fraksionin e dytë të lojës.

Golin e parë, Arda e shënoi me kokë pas harkimit nga Denis Suarez (50’). Menjëherë pas, ai e realizoi golin e dytë personal (53’), falë asistimit të Vidal.

Kompletimi i het-trikut ndodhi në minutën e 67-të, kur Turan e gjeti golin pas asistimit të Alcacer.

Arda Turan realizoi het-trik
Arda Turan realizoi het-trik

Ndeshja tjetër, ndërmjet Manchester Cityt dhe Celticut, përfundoi me rezultat 1-1. Patrick Roberts (4’) dhe Kelechi Iheanacho (8’) i shënuan golat në këtë përballje.

Pas xhiros së fundit të fazës grupore, Barcelona vazhdon tutje nga vendi i parë me 15 pikë, Manchester City është kualifikuar nga vendi i dytë me nëntë pikë, ndërsa Borussia Moenchengladbachu do të luajë në Europa League. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori