Barbara Latorre, vajza që po i bën konkurrencë në driblim Messit (Video)


Barbara Latorre është një futbolliste e skuadrës së femrave të Barcelonës, e cila ka dhunti driblimet.
Latorre është një futbolliste 23-vjeçare, e cila vjen nga Spanja dhe mbron ngjyrat e gjigantit katalunas.
23-vjeçarja luan në rolin e sulmueses dhe dhuntia e saj është driblimi dhe teknika me topin në këmbë, shkruan Telegrafi.
Sulmuesja e Barcelonës dhuntinë e saj e ka treguar edhe gjatë kësaj jave, ku ka dribluar disa kundërshtare duke shënuar edhe gol ndaj rivalit lokal, Espanyolit.
Ky gol dhe ato driblime i kanë çmendur të gjithë futbolldashësit, pasi Latorre ngjasonte shumë me yjet argjentinas, Lionel Messi dhe Maradona. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































