LAJMI I FUNDIT:

Barazohet sfida finale, shënon Rafael Borre

Barazohet sfida finale, shënon Rafael Borre

Eintracht Frankfurt dhe Rangers po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur finale në Ligën e Evropës, ku tani rezultati është 1-1.

Të dy skuadrat prodhuan raste, me gjermanët që ishin më të rrezikshëm para porte, por Rangers gjetën të parët golin.


Sulmuesi Joe Aribo mori një top para mbrojtjes, ku njëri nga lojtarët gjerman u rrëzuan dhe ai i vetëm shkoi drejt portës për të shënuar për 1-0.

Por vetëm pas disa minutash, Filip Kostic asistoi te Rafael Borre i cili shënoi për 1-1 në minutën e 69-të.

Ndeshja po del të jetë e zjarrtë dhe me raste të shumta.  /Telegrafi/