LAJMI I FUNDIT:

Me Barack dhe Michelle Obama në krye të listës, këta janë meshkujt dhe femrat më të admiruar në botë për vitin 2021

Me Barack dhe Michelle Obama në krye të listës, këta janë meshkujt dhe femrat më të admiruar në botë për vitin 2021

Pothuajse secili bën llogaritjet dhe analiza në fundvit për të parë si po përmbyllet një tjetër vit, kështu ndodhë edhe me procese të ndryshme dhe kompani e webfaqe të cilat bëjnë renditjen e personazheve të njohura dhe arritjeve të tyre.

Një listën përmbyllëse është bërë edhe për listën e meshkujve dhe femrave më të admiruar në botë, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet paraprake.

Barack Obama ruan pozitën e tij si njeriu më i admiruar në botë në sondazhin ndërkombëtar të YouGov këtë vit, pasi ia ka rrëmbyer këtë pozicion kryesuesit të mëparshëm, Bill Gates.

Michelle Obama gjithashtu mban pozicionin e saj si gruaja më e admiruar në botë për të tretin vit radhazi.

Në fakt, tre vendet e para si në mesin e meshkujve ashtu edhe të femrave janë të pandryshuara që nga viti i mëparshëm, me manjatin e biznesit dhe filantropin Bill Gates që mbetet i dyti mes meshkujve, i ndjekur nga kryeministri kinez Xi Jinping. Aktorja dhe humanistja, Angelina.

Jolie vazhdon të jetë gruaja e dytë më e admiruar në botë, përpara monarkes së tretë britanike, Mbretëresha Elizabeth II.

Studimi i këtij viti anketoi më shumë se 42,000 njerëz në 38 vende dhe territore për të hartuar listën.

Pakistanezja për të drejtat e njeriut, Malala Yousafzai dhe aktorja indiane Priyanka Chopra janë ngjitur më lartë këtë vit, duke renditur në pozitën e 9-të dhe 10-të, respektivisht.

Në mesin e meshkujve, futbollisti argjentinas Lionel Messi ka parë rritjen më të madhe që nga hera e fundit, duke u ngjitur me katër vende nga e 11-ta në të 7-ën, renditja e tij më e lartë deri më tani. Pavarësisht nga kjo vendosje rekord, si dhe fitues i Topit të Artë të fundit, Messi ende mbetet prapa rivalit të tij, portugezit Cristiano Ronaldo, që gjendejt në pozitë e 4-të.

Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

10-të femrat më të admiruara në botë për vitin 2021

1. Michelle Obama

Foto: Film Magic

Femra më e admirueshme 2021 është Michelle Obama. Ajo është gruaja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Michelle Obama është një avokate dhe autore amerikane që shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2017. Ajo ishte gruaja e parë afrikano-amerikane që shërbeu në këtë pozicion.

2. Angelina Jolie

Foto: Getty Images

Angelina Jolie është një aktore dhe regjisore amerikane, e cila është marrë me vlerësime të shumta, duke përfshirë një çmim Oscar dhe tre çmime Golden Globe. Ajo është shpallur disa herë aktorja më e paguar e Hollywood-it. Ajo është gruaja e dytë më e admirueshme në botë për vitin 2021.

3. Mbretëresha Elizabeth II

Foto: Splash

Elizabeta II është Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera të Commonwealth. Babai i saj u ngjit në fron në vitin 1936 pas abdikimit të vëllait të tij, Mbretit Eduard VIII, duke e bërë Elizabetën trashëgimtare të supozuar.

4. Oprah Winfrey

Foto: Oprah Winfrey/Instagram

Oprah Winfrey është një prezantuese, producente televizive, aktore, autore dhe filantropiste amerikane, e cila njihet më së shumti për shfaqjen e saj “The Oprah Winfrey Show”. Shfaqja ishte programi televiziv më i vlerësuar i këtij lloji në histori dhe u zhvillua në sindikatë kombëtare për 25 vjet, nga 1986 deri në 2011.

5. Scarlett Johansson

Foto: WireImages

Scarlett Johansson ndër aktoret më të paguara në botë dhe aktorja më e paguar në botë në 2018 dhe 2019. Ajo është ylli i nëntë me fitimet më të larta në arkë të të gjitha kohërave.

6. Emma Watson

Foto: GC Images

Emma Watson është një aktore dhe aktiviste angleze e cila është bërë e njohur për rolet e saj si në filma të suksesshëm ashtu edhe në filma të pavarur, si dhe për punën e saj për të drejtat e grave.

7. Taylor Swift

Foto: Getty Images

Taylor Swift është një këngëtare dhe kompozitore amerikane. Ajo gjithashtu është ndër 10 femrat më të admirueshme në botë 2021.

8. Angela Merkel

Foto: Reuters

Angela Merkel është një politikane dhe shkencëtare gjermane që shërbeu si kancelarja e parë femër e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021. Ajo ka shërbyer gjithashtu si lidere e opozitës nga 2002 deri në 2005.

9. Malala Yousafzai

Foto: Getty Images

E njohur më së miri si Malala, Malala Yousafzai është një aktiviste pakistaneze për arsimimin e femrave dhe është fituesja më e re e çmimit Nobel në botë. Ajo është ndër 10 femrat më të admirueshme në botë.

10. Priyanka Chopra

Foto: WireImages

“Miss World 2000” Priyanka Chopra është një aktore, modele, producente filmash dhe këngëtare indiane, është ndër femrat më të admirueshme në botë. Ajo është një nga artistet më të paguara dhe më të njohura në Indi.

10-të meshkujt më të admiruar në botë për vitin 2021

1. Barack Obama

Foto: AP

Vendin e parë në listë e mban Barack Obama, Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Ai u pasua nga Donald Trump.

2. Bill Gates

Foto: Getty Images

Bill Gates është një manjat amerikan biznesi, zhvillues softuerësh, investitor, autor dhe filantropist që bashkëthemeloi Microsoft-in, së bashku me mikun e tij të fëmijërisë, Paul Allen.

3. Xi Jinping

Foto: AFP

Xi Jinping është President i Republikës Popullore të Kinës që nga viti 2013. Ai ka shërbyer më parë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe Chirman i Komisionit Qendror Ushtarak që nga viti 2012.

4. Cristiano Ronaldo

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Vendin e katërt në listën e meshkujve më të admirueshëm 2021 e ka rrëmbyer Cristiano Ronaldo. Ronaldo është futbollist portugez i cili është kapiten i kombëtares së Portugalisë dhe luan si sulmues për klubin e Premierligës, Manchester United.

5. Jackie Chan

Foto: Getty Images

Jackie Chan është një aktor, artist luftarak, regjisor nga Hong Kongu, i cili është i famshëm në mbarë botën për stilin e tij të luftimeve akrobatike. Ai është ndër pesë meshkujt më të admirueshëm të vitit 2021.

6. Elon Musk

Foto: Reuters

CEO dhe kryeinxhinier në SpaceX; investitor i fazës së hershme, CEO dhe Arkitekt i Produkteve të Tesla, Inc.; themeluesi i kompanisë Boring; dhe bashkëthemelues i Neuralink dhe OpenAI, Elon Reeve Musk është në pozitën e 6-të në listën e meshkujve më të admirueshëm 2021.

7. Lionel Messi

Foto: Getty Images

Lionel Andres Messi, i njohur si Leo Messi, është një futbollist argjentinas i cili është kapiten i kombëtares së Argjentinës dhe luan si sulmues për klubin e Ligue 1, Paris Saint-Germain.

8. Narendra Modi

Foto: Reuters

Narendra Modi, ryeministri i 14-të dhe aktual i Indisë, i cili shërben që nga viti 2014. Ai shërbeu si Kryeministër i Gujarat nga 2001 deri në 2014 dhe është deputet i Parlamentit nga Varanasi. Ai është anëtar i Partisë Bharatiya Janata dhe Aleancës së saj Demokratike Kombëtare.

9. Vladimir Putin

Foto: Reuters

Vladimir Vladimirovich Putin është presidenti aktual i Rusisë që nga viti 2012. Më parë ka mbajtur këtë post nga viti 1999 deri në vitin 2008. Politikani rus dhe ish-oficeri i inteligjencës është ndër njerëzit më të admirueshëm të 2021-shit.

10. Jack Ma

Foto: AP

Manjati i biznesit kinez, investitor dhe filontroist, Jack Ma Yun është bashkëthemeluesi dhe ish-kryetari ekzekutiv i Alibaba Group. Ai është pozitën e 10-të në listën e meshkujve më të admiruar në botë 2021. /Telegrafi/

Foto: YouGov

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori