LAJMI I FUNDIT:

Bamirësia nuk të varfëron! Artistët shqiptarë që treguan shpirtin human gjatë vitit 2019

Bamirësia nuk të varfëron! Artistët shqiptarë që treguan shpirtin human gjatë vitit 2019

Në ditët e sotme, numri i personave që thuajse dalin çdo ditë para mediave e kërkojnë ndihmën e secilit prej nesh, me shpresë se edhe për ta do ketë ditë të mira është bërë mjaft i madh.

Duke marrë parasysh se në Kosovë një pjesë e madhe kanë nevojë për ndihmë, kjo e vështirëson akoma më shumë gjetjen e zemërgjerëve që do t’iu dilnin sadopak në krah e t’ua lehtësonin barrën më të madhe të jetës.


Madje, shpesh herë kemi dëgjuar edhe vet nga fytyrat publike se edhe ata kanë kaluar në periudha të tilla, siç është rasti i këngëtarit Sinan Hoxha. Dhe natyrisht se nuk mund të mohohet fakti se yjet shqiptare kanë arritur të sigurojnë jetë luksoze falë punës e përkushtimit në skenë, por jo të gjithë janë treguar zemërgjerë.

Ka të tillë që paratë  i reklamojnë në rrjete sociale e klipe por hezitojnë t’i ndajnë me të tjerët. Mirëpo, ka edhe të tillë që shquhen për anën humane të tyre.

Telegrafi ka bërë një përmbledhje me disa nga emrat e njohur të skenës që kanë treguar se përveç talentit edhe ana humane nuk u mungoi aspak gjatë vitit 2019, posaçërisht në rastin e fundit – tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Protagonistët e këtij artikulli, jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit ata kanë marrë iniciativë të ndërtojnë edhe shtëpi, gjë që nuk është e thjeshtë në ditët e sotme.

Capital T, Labinot Tahiri, Mozzik, Noizy, Ermal Fejzullahu, Arian Agushi dhe Morena Taraku janë vetëm disa prej emrave që u komentuan tejet shumë gjatë kësaj kohe.

Capital T

Capital T (Foto: Instagram)

Mediat shqiptare gjatë këtij viti kanë shkruar mjaft shumë për reperin Capital T; për projektet muzikore, koncertin TIME CAPSULE e po ashtu edhe për albumin e katërt që do lansohet në vitin 2020. Por, përveç se është i kompletuar si artist, Kapo shpesh ka treguar edhe anën e tij humane.

Duke filluar nga muaji i shenjtë i Ramazanit e deri tek tragjedia e fundit e ndodhur në Shqipëri, Trim Ademi nuk u ndal së ndihmuari fëmijët dhe familjet në nevojë.

Kur flasim për shtetin amë, i njëjti vizitoi nga afër familjet e prekura nga tërmetet, ndërsa ofroi strehim në Kosovë me të gjitha shpenzimet e mbuluara për disa familje.

Më parë, këtë vit ai u nderua edhe me një mirënjohje për bashkëpunimin dhe kontributin që ka dhënë për familjet në nevojë.

Labinot Tahiri

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Modest, i thjeshtë, bamirës dhe një këngëtar mjaft eminent, Labinot Tahiri tashmë edhe ish-deputeti prej vitesh qëndron pranë popullit shqiptar.

Ai ka ndihmuar shumë familje në nevojë, mblodhi fonde dhe realizoi iniciativa të ndryshme që këtë mund ta vëreni më së miri përmes postimeve që vazhdimisht bën në rrjete sociale. I njëjti këtë vit dhuroi pagën e tij për Qendrën Këshilluese “Këshillimi”, në Ferizaj.

Si çdo vit tjetër, Labi edhe sivjet ftoi të gjithë shqiptarët në “Darkën e Gurbetqarit” në qytetin e tij të lindjes. Ndërkohë, pranoi medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nga Ramush Haradinaj, për humanizmin e treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Në muajin prill, Tahiri gjithashtu njoftoi se ndau 1000 euro nga paga e tij, për të ndihmuar në rindërtimin e Katedrales Notre Dame. Jo vetëm kaq, nuk mund t’i numërojmë të mirat që Labi ka bërë deri më tani për shqiptarët kudo që janë.

Mozzik

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, këtë vit është rikthyer në vendin e tij të lindjes pas një kohe qëndrimi në Zvicër. Megjithatë, ardhja e tij u mirëprit e angazhimi në anën tjetër që nuk e kemi parë asnjëherë, apo që nuk është bërë publike mahniti të gjithë.

Më 25 nëntor, 24-vjeçari ndihmoi një familje në nevojë duke thënë se nuk ka dëshirë të postojë fotografi, por që e shtyu fakti e ndërgjegjja njerëzore. Ai në postimin e tij shtoi: “Vërtetë kemi nevojë secili njeri, për secilin njeri! Lutuni për risk, duke dhënë! Sadakaja është virtyt”.

Ndërkaq, vetëm një ditë më pas (26 nëntor), për tërmetet në Shqipëri, Gramos Aliu u bashkua me “Fundjavë Ndryshe”, gjersa mblodhën 1.6 milion dollarë për të prekurit nga kjo tragjedi.

Madje, edhe mediat italiane më saktësisht ka qenë revista e njohur italiane “ESSE Magazine”, ajo e cila i ka dedikuar një artikull reperit shqiptar, duke e përgëzuar për punën dhe shumën e arritur gjatë kësaj periudhe.

Noizy

View this post on Instagram

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on Nov 26, 2019 at 10:40pm PST

Pos projekteve të suksesshme, koncerteve të shumta, reperi shqiptar, Noizy, ka shumë kohë që ka nisur edhe iniciativa të tjera. Ai shumë shpesh ka vizituar familjet në nevojë në tërë Shqipërinë, ndër vitesh rindërtoi disa shtëpi në Durrës e krejt në fund tregoi edhe një herë anën e tij humane pas tërmeteve të fuqishme që shkatërruan Durrësin dhe Thumanën më 26 nëntor.

Te pjesa e fundit, Rigels Rajku ishte në mesin e shumë personaliteteve që ofruan strehim dhe dhuruan ndihmë. Njëherësh, i njëjti qëndroi tërë natën pa gjumë në stadiumin e Durrësit, ku me anë të postimeve që publikoi në rrjetet sociale shihet se përgatiti ushqim për të gjithë ata që i liruan ndërtesat në qytetin e tij.

Megjithatë, veprimet e fundit të Noizyt u përgëzuan nga të gjithë, gjë që bën të jetë edhe më i kompletuar si reper.

Ermal Fejzullahu

Ndonëse këngëtar shumë i suksesshëm, Ermal Fejzullahu ka deklaruar se nuk dëshiron t’i bëjë publike ndihmat që ofron, pasi sipas tij kjo bëhet me zemër dhe nuk ka nevojë të mësohet nga të tjerët.

Mirëpo, në rastin e fundit ai së bashku me babanë e tij, Sabri Fejzullahun, u raportua se i ndanë 100 mijë euro dhe ofruan shtëpinë e tyre për strehim, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Fejzullahu u shpreh se gjatë kohës kur ndodhi tërmeti ka qenë në SHBA dhe është prekur shumë nga pamjet e ndryshme që janë shpërndarë përmes mjeteve të informimit. Ai ndër të tjerash thotë se ka vendosur të ndajë një shumë të tillë edhe për të motivuar të tjerët.

Sidoqoftë, Ermali në intervista të tjera ka deklaruar se është shumë human, por nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, siç bëjnë disa nga kolegët e tij.

Gold AG

Gold AG & Halil Kastrati (Foto: Instagram)

Meqenëse prej vitesh është mjaft i angazhuar dhe tanimë njihen të bëmat e tij, reperi nga Presheva, Gold AG, nuk ka hezituar që edhe këtë vit ta tregojë anën më të mirë.

Si një nga ngjarjet më të freskëta dhe më tronditëse për popullin shqiptar, Arian Agushi menjëherë pas tërmeteve të 26 nëntorit vizitoi Thumanën dhe Durrësin, teksa ndihmoi banorët me gjëra materiale.

Por, jo vetëm kaq. Kur jemi në fundvit dhe fëmijët janë ata që gëzohen më së shumti, reperi shqiptar mendoi edhe për këtë gjë.

Ai ka vizituar Qendrën Burimore “Përparimi”, në Prishtinë, duke gëzuar fëmijët e kësaj qendre me praninë e tij. Në rrjetin social, Instagram, publikoi një video, ku shfaqet duke kënduar për fëmijët në ambientin e stolisur enkas për Vitin e Ri.

Mirënjohjet për këtë pjesë nuk i munguan dhe Gold AG, i cili qëndron thuajse gjithnjë prapa humanistit Halil Kastrati.

Morena Taraku

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Në mesin e personazheve publike që tregun se përveç fizikut atraktiv, janë të njohur edhe për anë të tjera, është modelja dhe këngëtarja nga Peja, Morena Taraku.

Kjo e fundit pas 26 nëntorit, vizitoi Shqipërinë dhe qëndroi atje për një kohë bashkë me reperin Arkimed Lushaj – Stresi. Ajo erdhi enkas nga Turqia në Shqipëri, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet e fundit që goditën vendin. E njëjta bashkë me Stresin po ashtu vizituan Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku i gëzuan fëmijët me prezencën e tyre.

Veç tjerash, 26-vjeçarja premtoi se do t’ia rindërtojë shtëpinë një familjeje në kushte të rënda financiare. Me këtë, artistja Taraku e vërtetoi se jo çdo gjë që publikohet në rrjetet sociale është pasqyrim i jetës së saj reale.

Dhe në fund, “Qëllimi i jetës njerëzore është të shërbejë dhe të tregojë dhembshuri dhe vullnetin për të ndihmuar të tjerët”, është thënia e filozofit dhe shkrimtarit Albert Schweitzer, që e përkufizon më së miri artikullin rreth këtyre veprimeve të artistëve që kontribuuan në shoqëri dhe në popullin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori