LAJMI I FUNDIT:

Balotelli thyen akullin dhjetëvjeçar të italianëve në Ligue 1

Balotelli thyen akullin dhjetëvjeçar të italianëve në Ligue 1

Mario Balotelli ka debutuar në Ligue 1 me Nice në mënyrën më të mirë të mundshme.

Italiani shënoi dy gola në fitoren ndaj Marseille.


Me këtë rast Balo bëhet italiani i parë që shënon dy golësh në Ligue 1 që nga viti 2006. Lojtari i fundit që e kishte bërë këtë ishte Marco Di Vaio me Monacon.

Super Mario i përgjigjët kritikëve me dy gola, Nice fiton ndaj Marseille (Video)
Lexo po ashtu Super Mario i përgjigjët kritikëve me dy gola, Nice fiton ndaj Marseille (Video)

Se Franca nuk ishte një pistë e parapëlqyer nga lojtarët italianë, e tregon edhe fakti se Balotelli është lojtari i dytë italian në historinë e Nice.

Para tij ishte Marco Simone, por që në shtatë paraqitje nuk kishte shënuar asnjë gol. /Telegrafi/