Skuadra e Ballkanit e konsideron si punë të kryer inkuadrimin në Vala Superligë.

Reklama

Andaj, klubi nga Suhareka ka nisur të mendojë që tani për konsolidimin e ekipit për nivelin elitar.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, ekipi i trajnerit Bekim Shotani ka kontaktuar dy futbollistë.

Ilir Avdyli (Facebook)

Fjala është për portierin e Kamzës, Ilir Avdylin dhe sulmuesin e Llapit, Florim Bërbatovci.

Avdyli me pak gjasa do të qëndrojë në klubin nga Shqipëria, andaj Ballkani ka shprehur interesim të menjëhershëm për të.

Interesim ka edhe për Bërbatovcin që nuk dihet nëse do të vazhdojë me Llapin, pasi kontrata e tij përfundon me mbarimin e këtij edicioni.

Reklama

Gjithsesi, Ballkani paralajmëron një super-skuadër për edicionin e ri.

Florim Berbatovci (Facebook)