LAJMI I FUNDIT:

‘Bali bej’ nuk po bëhet baba (Foto)

‘Bali bej’ nuk po bëhet baba (Foto)

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen zyrtarizuan fejesën duke publikuar edhe disa imazhe gjatë ceremonisë së fejesës së tyre.

E pikërisht këto fotografi kanë ngjallur dyshime tek fansat se aktori i njohur më i mirë ‘Bali Bej’.


Në imazhet e publikuara nga vetë çifti, Fahrye shfaqet veshur më një fustan të bardhë , të gjatë , ndërsa detaji që ka rënë në sy të fansave është së në këto imazhe , barku i aktores duket më shumë se herët e tjera, transmeton Telegrafi.

Por, ka reaguar aktori duke thënë se të gjitha këto shkrime në mediat turke janë vetëm spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Sot në disa gazeta janë publikuar disa shkrime, të cilat janë krejtësisht të pavërteta”, ka shkruar Ozcivit në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, çifti është angazhuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat mund t’i shohim në ekranet televizive. /Telegrafi/