Bajrami i njohur me nofkën “Uragani” shqiptar më 3 tetor do të kryqëzojë dorëzat në Palestrën e Sporteve në Podujevë, në meçin për titullin e kampionit evropian në versionin WBU (World Boxing Union).

Kampi i boksierit të madh shqiptar përmes një njoftimi ka konfirmuar duelin e radhës të Bajramit, i cili do të përballet me boksierin numër një në Rumani, Vasile Dragomir.


Bajrami në boksin profesionist ka zhvilluar nëntë meçe, ku ka arritur tetë fitore, derisa rumuni ka zhvilluar 36 duele.

Boksieri ynë synon të prek titullin e kampionit të Evropës. Meçi i radhës i Bajramit përkrahet edhe nga Komuna e Podujevës, ndërkohë, që janë paralajmëruar edhe disa para-meçe para sfidës Bajrami- Dragomir.
 

telegrafi sport app